Arrestohet shqiptari me drogë, ja si e zbuluan policët italianë

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari me drogë, ja si e zbuluan policët italianë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 22:21
Arrestimi i shqiptarit u krye në autostradën Viarexho në Viarexho .

Një 40-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane, ndërkohë që po transportonte 7 kg drogë që e kishte fshehur në automjetin e tij tip “Audi A4”. Arrestimi i shqiptarit u krye në autostradën Viarexho në Toskana.

Shtetasi në fjalë ishte shfaqur nervoz çka zgjoi dyshimin e uniformave blu, të cilët nisën të kontrollonin mjetin e tij ku gjetën edhe drogën.

Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën 80 mijë euro. Hetimet për rastin në fjalë vijojnë, ndërkohë që shqiptarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat