‘Goja jote e ndyrë më shkatërron familjen’, momentet e sherrit tragjik të Liljana Rukos me burrin

Kronikë e zezë

‘Goja jote e ndyrë më shkatërron familjen’, momentet e sherrit tragjik të Liljana Rukos me burrin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 23:13
Liljana Ruko

Liljana Ruko nga Fieri që u vra nga bashkëshorti, para ngjarjes tragjike kishte debatuar për disa minuta me burrin. Sherri mes çiftit ndodhi në sy të dy fëmijëve të tyre në dhomën e pritjes.

“Të lutem mos vazhdo më por qetësohu dhe ta zgjidhim me qetësi këtë punë”, iu drejtua Liljana Ruko burrit të saj.

Ky i fundit iu përgjigj në mënyrë të ashpër: “Goja jote e ndyrë po më shkatërron familjen”.

Më pas sherri degradoi dhe burri zhveshi gruan në banjë dhe e rrihte, para se ta hidhte nga dritarja.

Këto detaje i ka bërë të ditura gazetari i Klan Dashamir Biçaku, i cili shtoi se Ferdinant Ruko e mbajti të varur nga dritarja për 3 minuta gruan e tij. Gjatë kësaj kohe, ajo po i lutej mos ta lëshonte dhe po mundohej të mbahej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat