Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Tiranë, me fyt të prerë dhe me një thikë në dorë

Kronikë e zezë

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Tiranë, me fyt të prerë dhe me një thikë në dorë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:23
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person është gjetur pa jetë nga kalimtarët në zonën e Brrylit në Tiranë, ndërsa zbulohet se trupi i përket Hekuran Zeqos 71 vjeç

Trupi i tij është gjetur pranë lumit të Lanës, ndërsa paraprakisht mendohet se viktima ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur më fyt të prerë dhe me një thikë në dorë.

Trupi i viktimës rreth të 60 është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjendet një trup i pajetë tek zona e Brrylit në Tiranë, dyshohet se i është prerë fyti 

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Brryli në Tiranë.

Mësohet se ai është parë nga kalimtarë të rastit, poshtë urës së Lanës, të cilët kanë njoftuar me urgjencë policinë.

Viktima është mashkull dhe rreth moshës 60-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai mund të jetë vrarë, pasi nga këqyrja e parë që i është bërë ka rezultuar me fytin e prerë.

Policia ka njoftuar se ai është parë rreth orës 06:35. Policia sqaron se në dorën e viktimës është gjetur edhe një thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat