Vrasja në Korçë, në hetim për braktisje familje Marsela Toshi

Kronikë e zezë

Vrasja në Korçë, në hetim për braktisje familje Marsela Toshi

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 10:40
Ilustrim

Në akuzën e braktisjes së familjes Marsela Toshi (Behari) do të hetohet në gjendje të lirë nga policia e Korçës. Procedimi penal ka nisur pas gjetjes së trupave të pajetë të fëmijëve të saj, J. T dhe V. T, 6 dhe 4 vjeç dhe bashkëshortit të saj Naum Toshi, 41 vjeç

Mëngjesin e të martës Marsela Toshi është kthyer nga Greqia në polici për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin një ditë më parë, ku një 41-vjeçar mbyti fëmijët e tij e më pas vari veten. 

Ajo ka rrëfyer para uniformave blu se të dielën ka debatuar me fjalë me Naumin, dhe ishte larguar nga shtëpia pasi ishin zënë. Toshi mësohet të ketë thënë se iku në Greqi të punonte. “Do gjeja punë e shtëpi e më pas do i merrja”, është shprehur ajo. Sipas saj, Naumi i thoshte shpesh që duhet të punonte se kishte dy fëmijë për të ushqyer, por thekson se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë fizikisht dhe nuk ishte i dhunshëm.

Mëngjesin e të hënës, Naum Toshi, 41 vjeç, kishte mbytur në gjumë dy fëmijët, njëri 6 dhe tjetri 4 vjeç, e më pas kishte varur veten. Ai i kishte lënë shënim në derë të atit, “Ngjjitu lart!”, dhe disa shënime të tjera, që sipas policisë i shpjegonte arsyet e krimit të trefishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat