Fëmija i lënë në makinë për 7 orë vdes, babai dënohet me burg të përjetshëm

Kronikë e zezë

Fëmija i lënë në makinë për 7 orë vdes, babai dënohet me burg të përjetshëm

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:45
Cooper dhe Justin Ross Harris

Në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një gjyqtar dënoi me burgim të përjetshëm, një burrë duke e shpallur fajtor për vdekjen e djalit të tij 22 muajsh, të cilin e kishte lënë në makinë për 7 orë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2014 në Atlanta. Fëmija ishte lënë i mbyllur në makinë për shtatë orë, ndërkohë që babai ishte në punë, ai gjeti vdekjen prej të nxehtit.

Justin Ross Harris, u dënua përjetë pa të drejtë lirimi me kusht. I vogli Cooper vetëm 22 muajsh, siç shkruan noa.al, ishte lënë i lidhur në sedijen e tij në pjesën e pasme të makinës, ndërkohë që babai kishte shkuar në punë.

Në përfundim të turnit ai e gjeti djalin të vdekur. Dëshmitarë të ndryshëm thanë se Harris kishte një “jetë të dyfishtë”, ndërsa me miqtë, kolegët dhe familjen sillej si prind i dashur, në të vërtetë shkëmbente mesazhe të nxehta me vajza të ndryshme, disa prej tyre të mitura, ndërsa kishte takime jashtëmartesore edhe me prostituta.

Ndërkohë avokatët e tij e mbrojtën duke e cilësuar gjithçka si një ngjarje aksidentale, si pasojë e një harrese dhe nxitimit për në punë.

Vogëlushi 2 vjeç vdes në makinë nga i nxehti, babai i hutuar chatonte me gjashtë femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat