E mitura shokon në polici: “Babi më tregonte organet gjenitale”. Arrestohet 60-vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

E mitura shokon në polici: “Babi më tregonte organet gjenitale”. Arrestohet 60-vjeçari nga Tirana

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:56
ilustrim

Në gjendje të dehur një kryefamiljar në Tiranë ka dhunuar dhe kërcënuar se do t’i vriste gruan e tij dhe vajzën, por pas denoncimit të kësaj të fundit në polici është zbuluar diçka më e tmerrshme.

Stefan P, 60-vjeç nga Tirana jo vetëm që dehej e dhunonte bashkëshorten M. P. 43 vjeçe dhe vajzën e tyre të mitur, por kryente edhe veprime të turpshme para tyre. Sipas rrëfimit të vajzës përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes, i ati i saj vazhdimisht i tregonte organet gjinitale.

Të dyja nënë e bijë janë marrë në mbrojtje, ndërsa 60-vjeçari është arrestuar me akuzat për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat