Gropa me ujë rrëmben dy makina, humb jetën një grua

Kronikë e zezë

Gropa me ujë rrëmben dy makina, humb jetën një grua

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:59
Gropa e madhe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gropë e madhe në mes të rrugës, e cila u hap gjatë të dielës pas një stuhie të fortë shiu, ka marrë brenda saj dy makina, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person arriti të nxirrej i gjallë nga kalimtarët e rastësishëm, ndërsa një ish – përmbaruese gjykate gjeti vdekje.

Gropa e mbushur me ujë, është rreth 4 metër e thellë. 69 – vjeçarja që gjeti vdekjen si pasojë e aksidentit, nuk arriti të dilte në kohë nga makina.

Ekipet e shpëtimit janë detyruar të përdorin një vinç për të nxjerrë turpin e viktimës nga makina. Sipas të dhënave, rruga nuk ka patur asnjë tabelë që të lajmëronte për gjendjen e aksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat