5 të lënduar në aksidentin Podujevë-Prishtinë

Kronikë e zezë

5 të lënduar në aksidentin Podujevë-Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 08:39
Aksidenti në fshatin Gllamnik

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Podujevë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, treguar se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Aksidenti ka ndodhur në orën 7:00 të mëngjesit, janë të përfshira 3 vetura, 5 personat e lënduar, janë dërguar menjëherë për në QKUK’’.

***

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Gllamnik.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale ndërmjet tri veturave të përfshira në këtë aksident, nuk mësohet ende për fatin e pasagjerëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:00.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat