Plaçkitet një pompë e derivateve, rrihet punëtori

Kronikë e zezë

Plaçkitet një pompë e derivateve, rrihet punëtori

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:06
Ilustrim

Një person nga fshati Zupç i Zubin Potokut punëtor në pompën e derivateve “Nin Petrol” ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, e kanë sulmuar me shkopinj druri.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nga viktima kanë grabitur 850 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. 

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat