Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i vrasjes ne Mitrovice

Policia e Kosovës konfirmon se një person është arrestuar si i dyshuar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur sot në Mitrovicë.

Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës konfirmoi për KosovaPress për arrestimin e një të dyshuari.

Zahiti po ashtu konfirmon se viktima nuk është nxënës i gjimnazit ndërsa nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë që Kp mëson se një i dyshuar për vrasje është djali i një asamblisteje të PDK-së në Mitrovicë, ndërsa viktima është V.S, 21 vjeqar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat