Pogradec, dy adoleshentë të zhdukur prej pesë ditësh

Kronikë e zezë

Pogradec, dy adoleshentë të zhdukur prej pesë ditësh

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:13
Ilustrim

Dy adoleshentë, shokë me njeri tjetrin, janë zhdukur prej pesë ditësh.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisariatin e Pogradecit, janë paraqitur nënat e të rinjve, J.Sh., 39-vjeçe dhe E.S., 46-vjeçe, të dyja banuese në Pogradec, për të denoncuar zhdukjen e djemve.

Dy gratë kanë thënë se djemtë, S.Sh., 15-vjeç dhe A.Sh., 15-vjeç, shokë midis tyre, kanë humbur gjurmët që prej 2 dhjetorit.

Gratë kanë denoncuar të shqetësuara se kërkimet disa ditore të familjarëve për t’i gjetur nuk kanë dhënë rezultat.

Pas kësaj, policia është vënë në kërkim të dy shokëve të cilët janë pjesë e komunitetit egjiptian.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat