Shqiptari në Belgjikë kërcënon me armë në Facebook: Do t’ju vras

Kronikë e zezë

Shqiptari në Belgjikë kërcënon me armë në Facebook: Do t’ju vras

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 09:42
20-vjeçari shqiptar që kërcënoi përmes Facebook-ut

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia belge pasi kërcënoi me vdekje dy të rinj të tjerë përmes Facebook-ut. Sipas mediave belge, shqiptari kërkonte të merrte hak për vëllain e tij të vogël 16-vjeçar, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi sulmoi me thikë pikërisht dy të rinjtë belgë pas një konflikti mes tyre.

Vëllai i 16-vjeçarit shqiptar kërcënoi me armë në Facebook dy djemtë 24-vjeçarë të përfshirë në konflikt, duke u thënë: “Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë. Vëllai im është atje tani (në burg), por unë jam ende këtu”.

Dy 24-vjeçarët belgë bënë denoncim në polici pas kërcënimit. 20-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, më herët kishte publikuar në Facebook një foto të flamurit shqiptar dhe dy pistoleta.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ninove, ku kohët e fundit është raportuar rritje e krimeve. Partia opozitare në këtë provincë ka akuzuar qeverinë për rritje të krimit, duke thënë se shkak për këtë është prezenca e vogël e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat