Tropojani godet me thikë ish-bashkëshorten dhe kunatin në Tiranë

Kronikë e zezë

Tropojani godet me thikë ish-bashkëshorten dhe kunatin në Tiranë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:34
ilustrim

Një 33-vjeçar nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë kunatin dhe ish-bashkëshorten, në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fuat Toptani”.

33-vjeçari u ka zënë pritë në rrugë, ku nga goditja që u ka bërë me thikë kanë mbetur të plagosur F.Ç e M.B, të cilët janë dërguar në spital.

Ndërsa autori i plagosjes ka arritur që t’i shpëtojë policisë. Blutë e Tiranës kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes thikën me të cilën 33-vjeçari kreu plagosjen dhe e ka shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat