Autobusi përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Autobusi përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:48
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, dhe një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Portez, ku 58-vjeçari Seit Sjasllari nga Porteza është përplasur nga një autobus i linjës Patos-Fier, ndërsa kalonte rrugën.

Nga aksidenti, 58-vjeçari mësohet se ka marrë lëndime në kokë.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat