Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Tapizë

Kronikë e zezë

Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Tapizë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 22:42
Ilustrim

Në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, në Tapizë, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetase. Pasditen e sotme, pasi ka goditur këmbësoren, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, viktima është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe.

“Ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome. Nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe”, bëri të ditur policia.

Uniformat blu deklaruan se po punojnë për identifikimin e viktimës dhe të autorit, me qëllim 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat