Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:30

Një person me motor që shpërndante ushqime si pica dhe prodhime fast-foodi nuk ka respektuar distancën e sigurisë dhe është përplasur me një makinë.

Harta Digitale e Aksidenteve raporton se ngjarja ka ndodhur pranë "Librit Universitar" në Tiranë.

Në ndihmë i kanë ardhur kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar dhe policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja e drejtuesit të motorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat