Shqiptaren e hedh burri nga ballkoni, se i kërkoi të çonte fëmijët në shkollë

Kronikë e zezë

Shqiptaren e hedh burri nga ballkoni, se i kërkoi të çonte fëmijët në shkollë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:21
ilustrim

Iu sos durimi. Ishte dhunuar aq shumë nga i shoqi sa rasti i fundit i dha fund.

Mediat italiane shkruajnë për një grua të re shqiptare e cila pak ditë më parë është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj në Saluzzo, ku jetonte me partnerin dhe me dy fëmijët, duke kërcyer mbi çatinë e një garazhi.

Nga atje, në një lartësi të konsiderueshme, përfundoi në rrugë duke thyer një nga rruazat e shtyllës kurrizore.

Kështu, e përgjakur, me baltë dhe e lënduar, u paraqit në policinë e Saluzzo.

Në spital u diagnostikua dhe me plagë në kokë që nuk ishte shkaktuar nga rënia.

Kjo sepse gjatë sherrit dhe dhunës që kishte përjetuar në shtëpi, burri ia kishte përplasur kokën në mënyrë të përsëritur mbi derë. Gruaja shqiptare kishte gjithashtu një plagë në mjekër, pasi me një thikë burri e kishte kërcënuar: “Do të të pres kokën”.

E gjithë kjo për shkak se ajo i kishte kërkuar atij të çonte fëmijët në shkollë. Ka kishte mjaftuar dhe kishte plasur sherri dhe dhuna.

Këtë mëngjes gjykata e dënoi burrin me tre vjet e tetë muaj burg. Mbi të rëndon edhe një tjetër akuzë: dhunë seksuale ndaj gruas në sy të vajzës. Por për këtë akuzë procesi penal sapo ka filluar.

Sipas asaj që ka dalë gjatë hetimeve, klasë fëmijët e çiftit ishin pothuajse vazhdimisht dëshmitarë të dhunës që ushtronte babai ndaj nënës.

Prokurori në gjyq tha: “Kishte një kontroll shumë të fortë nga ana e burrit, të gjitha paratë që fitoheshin i dorëzoheshin atij, dhe gruaja nuk mund të bisedonte me fqinjët apo edhe të shikonte nga ballkoni”.

Por burri e mbrojti veten në gjykatë duke shpjeguar se, në fakt, ai kurrë nuk e kishte rrahur gruan por ajo të gjithën e kishte shpikur sepse ishte në depresion./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat