Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Kronikë e zezë

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 10:45
Aksident në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik në Itali. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm mes Caravaggio dhe Mozzanica-s.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari udhëtonte me një mjeti tip ‘Mercedes A class’, ndërsa ai u përplas me një kamion transportues makinash, ku sipër mbante edhe 7 të tilla. Të njëjtat burime theksojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që mjeti i shqiptarit pothuajse të shkatërrohej totalisht.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses, të cilat prenë pjesët metalike të makinës, e më pas të dilte i riu i plagosur. Fill pas kësaj, ai u transportua në spital, ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat