Aksident në Dollc të Klinës

Kronikë e zezë

Aksident në Dollc të Klinës

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë janë ndeshur një veturë dhe një kamion.

KosovaPress raporton se në aksident është përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një kamion, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët policor, për të mësuar nëse në aksident ka pasur të lënduar.

Pjesa e aksit rrugor Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc është më e rrezikshmja, pasi ndodhin aksidente të shpeshta, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës dhe kushtet atmosferike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat