Me gomone me drogë për Itali, ja kush është vlonjati i arrestuar

Kronikë e zezë

Me gomone me drogë për Itali, ja kush është vlonjati i arrestuar

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 11:43
Ilustrim

Policia shqiptare në bashkëpunimi me policinë italiane bënë të mundur kapjen e një sasi droge të konsiderueshme.

Gjatë këtij aksioni, u kapën rreth 761 kg kanabis sativa, po ashtu u arrestuan një Italian dhe një shqiptar.

Ditën e sotme mediat italiane ka identifikuar edhe emrin e vlonjatit që për 3 orë në det të hapur tentoi t’i ik policisë.

Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shqiptari Engjellush Mukaj, 29 vjeçar, dhe italiani 68 vjeçar, Cosimo Pellegrino. Ata u dërguan në burgun e Borgo San Nicola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat