Përleshje masive në Rahovec, arrestohen 7 persona

Kronikë e zezë

Përleshje masive në Rahovec, arrestohen 7 persona

Nga: BOTA SOT Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 12:15
Policia e Kosovës duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ratkoc të Rahovecit, janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit, si pasojë e një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht ne mes veti, me ç’rast janë përdorur edhe mjete të forta.

Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit kane pranuar tretman mjekësor. “Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat