Arrestohet për dy tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet për dy tentim vrasje

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për dy tentim vrasje.

Rasti  ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë më 03 dhjetor, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima me iniciale A. L, 24 vjeç.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës,  kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar me inicialet B. B, 27 vjeç, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator, për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat