Plagoset rëndë me armë zjarri një person në Ohër

Kronikë e zezë

Plagoset rëndë me armë zjarri një person në Ohër

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:05
Ilustrim

Një person është lënduar më rëndë në të shtënat të cilat mbrëmë para mesnate ndodhën në një objekt hotelerik afër postës qendrore në Ohër.

Zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimoski e konfirmoi informacionin, me sqarimin se incidenti ka ndodhur në orën 23:45 dhe se në të kanë marrë pjesë dy persona. Më pas ka pasuar debat midis tyre me ç’rast një person ka nxjerrë pistoletë dhe me disa të shtëna i ka shkaktuar lëndime të rënda tjetrit në pjesën e këmbëve.

I lënduari pas incidentit është transferuar në Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” ku është hospitalizuar, ndërsa pjesëmarrësi tjetër në zënkë është arratisur, por për një kohë të shkurtër është gjetur nga policia dhe është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat