Tiranë, shoferi 18-vjeçar aksidenton për vdekje këmbësorin e moshuar

Kronikë e zezë

Tiranë, shoferi 18-vjeçar aksidenton për vdekje këmbësorin e moshuar

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:00
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e iIstitutit në Kamëz.

Një makinë BMW me drejtues një 18-vjeçar me inicialet A.H aksidentoi rreth orës 13:00 tek “Bulevardi Blu” këmbësorin 71-vjeçar me inicialet S.K.

Burime për Express thonë se i moshuari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat