Shqiptari arratiset nga burgu në Greqi, arrestohet brenda pak orësh

Kronikë e zezë

Shqiptari arratiset nga burgu në Greqi, arrestohet brenda pak orësh

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 22:52
Ilustrim

Një 31-vjeçar shqiptar është arratisur nga komisariati i policisë greke në Korfuzit, ku ndodhej për t’u marrë në pyetje në lidhje për një hetim të policisë.

Sipas mediave greke, shqiptari është i dënuar me shumë vite burg për vjedhje me armë, kërcënim me armë, armëmbajtje pa leje etj.

Gjatë ditës së djeshme, 31-vjeçari ishte transferuar nga burgu në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje për një çështje kriminale që dyshohet se ishte i përfshirë.

Por, për motive të pa bëra publike nga mediat, është e paqartë se si 31-vjeçari mundi të largohej. Por ai u arrestua përsëri brenda pak orësh në zonën Lefkimmi.

Pas kësaj ngjarje, ka nisur hetim i brendshëm për të zbuluar shkaqet se si shqiptari mundi të arratisej. Ndërkohë, i burgosuri do të dërgohet në burgun e Nafplios ku vuan dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat