Zjarr në banesë, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Zjarr në banesë, humb jetën një person

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një person ka humbur jetën, pasi zjarri i përfshiu banesën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në rrugën Niko Avrami, në zonën poshtë shkollës Bajram Curri në Tiranë.

Forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

Paraprakisht mësohet se ka humbur jetën një i moshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat