Gjendet i vrarë në një fuçi vaji, partneri në biznes i trafikantit shqiptar

Kronikë e zezë

Gjendet i vrarë në një fuçi vaji, partneri në biznes i trafikantit shqiptar

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 14:52
Foto

Në një fuçi vaji, që mund të zërë deri në 200 litra, është gjetur një skelet, për të cilin është dhënë urdhri i autopsisë.

Ngjarja ndodhi midis Andria dhe Barletta, në provincën e Puglias. Zbulimi u bë nga një fermer i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë.

Sipas raportit shkaku që skeleti i fshehur nën shtratin e një lumi, ka dalë zbuluar, kanë qenë shirat e ditëve të fundit.

Sipas inspektimit, në fuçi gjendeshin kockat e një skeleti të seksit mashkull 34 vjeç, të cilin e kishin vrarë 15 vite më parë.

Aty u gjendën gjithashtu edhe flokë njeriu, një palë këpucë dhe një qese betoni. Besohet se skeleti i përket Ruggiero Trescas, i cili ishte raportuar si i humbur nga gruaja e tij.

Tresca së bashku me partnerin shqiptar Roland Lame drejtonin një restorant që në fakt e përdornin për të fshehur aktivikitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Itali.

Roland Lame, 47 vjeç, u kap disa muaj më parë nga policia italiane si koka e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ra dhe djali i tij Fabio Lame, 25-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat