Autostrada Durrës-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kronikë e zezë

Autostrada Durrës-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mëngjes në orën 06:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Yrshekut.

Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, A. Ç., ka aksidentuar këmbësorin F. D., 55 vjeç.

I plagosuri është dërguar me ambulancë për në spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërkohë që policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat