“Çmenduri shqiptare”, vrau kushëririn për një plep, autori rrezikon burg përjetë

Kronikë e zezë

“Çmenduri shqiptare”, vrau kushëririn për një plep, autori rrezikon burg përjetë

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 17:20
Xhevdet Saraçi

Xhevdet Saraçi pak kohë më parë vrau për një plep kushëririn e vet, ndërsa tani rrezikon burgimin e përjetshëm.

Prokuroria e Kavajës në përfundimi të gjykimit kunder Xhevat Saraçit, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese kërkon burgimin e përjetshëm të tij.

Gjatë shpalljes së pretencës prokuroria rindërtoi mekanizmin se si u vra Ismet Xhani dhe u tentua të vritej dhe një person tjetër.

Në datën 4 janar, viktima dhe kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin.

Në atë moment pranë tyre është afruar autori Xhevat Saraçi, i cili fillimisht ka kërkuar mos ta prisnin pemën dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij.

Ndërsa i afërmi i viktimës Mario Xhani këmbëngul se plepi ka qenë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar.

Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat