Arrestohet automekaniku, shiti veturën e sjellë për servisim

Kronikë e zezë

Arrestohet automekaniku, shiti veturën e sjellë për servisim

Nga: BOTA SOT Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 17:47
Ilustrim

Në fshatin Dobërqan të Gjilanit, më 10 dhjetor, në orën 13:00, Policia e Kosovës ka marrë informatën se një automekanik kishte kryer veprën “Mashtrim” pasi e kishte shitur veturën e një klienti të cilën ky i fundit e kishte dërguar për servisim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-automekanik pasi që i njëjti e kishte shitur veturën e viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilën viktima e kishte dërguar te i dyshuari për servisim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Njësitet policore kanë konfiskuar veturën nga i dyshuari dhe i kanë kthyer viktimës-pronarit legjitim, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat