Vrau me thikë një maroken në Bruksel, arrestohet i riu shqiptar

Kronikë e zezë

Vrau me thikë një maroken në Bruksel, arrestohet i riu shqiptar

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Më 11 gusht të këtij viti një i ri shqiptar vrau me thikë një klient maroken në një kafene ku ai punonte si badigard në distriktin Alhambra, Bruksel, ndërsa është arrestuar në kufirin Serbo-Hungarez disa javë më vonë.

Gazeta belge “La Dernière Heure” dhe është konfirmuar më pas edhe nga prokurorët belg. Këtë të premte Robert F. ka dalë para gjykatës.

“Ai u ekstradua në Belgjikë dhe u arrestua në 7 Tetor,” konfirmon prokurori belg përmes zëdhënësit të tij Denis Goeman.

Një burim pranë ngjarjes tha se Robert F goditi me thikë të paktën 20 herë në të gjithë trupin marokenin dhe sipas tij ishte më shumë “një agresion se sa vetëmbrojtje”.

Ndërkohë për të justifikuar vrasjen, i riu shqiptar tha se u mbrojt ndaj viktimës, i cili në fakt ishte një agresor, i pajisur me armë të ftohtë dhe nën ndikimin e alkoolit e drogës.

Sipas dëshmisë së shqiptarit i cili mendohet të jetë rreth të 20-tave , marokeni e sulmoi në fillim pa asnjë arsye me thikën e tij, e si rezultat Robert F. mori thikën në tokë për ta goditur kundërshtarin e tij për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat