Shtimi i pazakontë i vizitorëve në një banesë ngjalli dyshime jo vetëm tek fqinjët por edhe tek policia.
Banesa ndodhej në qendër të Ternit në vendin fqinj dhe pas kontrollit, policia vendase ka arrestuar dy të rinj, një shqiptare dhe një rumune.
Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte 28 vjeçari shqiptar, u sekuestrua 67 gramë kokainë, 100 grama manitol, lëndë që përdoret për përgatitjen e drogës, peshore precize si dhe 2,045 euro, para të fituara nga shitja e drogës.