Arrestohet vlonjati i dënuar me 5 vjet burg për trafik droge

Kronikë e zezë

Arrestohet vlonjati i dënuar me 5 vjet burg për trafik droge

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 08:19
Policia shqiptare, aksion i mëhershëm

Policia e Fierit ka njoftuar mëngjesin e ditës së sotme se ka prangosur një person i cili ishte dënuar nga gjykata për drogë.

Burime zyrtare nga blutë e Fierit bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçari Erjon Sadikaj, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat