Arrestohet i sëmuri mendor, godiste njerëzit rrugës me sende të forta

Kronikë e zezë

Arrestohet i sëmuri mendor, godiste njerëzit rrugës me sende të forta

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 08:55
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar. Roskion (Arsen) Plaka, 28 vjeç ka përfunduar në pranga të policisë.

Një ditë më parë, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ai ka goditur me sende të forta në kokë 19-vjeçarin H.P.

Gjithashtu në 15 dhe 16 dhjetor po në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, 280vjeçari ka goditur me sende të forta në kokë 53-vjeçarin B.Gj, dhe 21-vjeçarin E.Z.

Policia thotë se Roskion (Arsen) Plaka mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Këta njerëz me probleme mendore në disa raste kanë shkaktuar ngjarje të rënda.

Në gusht të këtij viti, xhaxhai i ka prerë kokën nipit. Jorgo Zani 31-vjeç sipas policisë kishte probleme mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat