Dy shqiptarë kapen me hashash në Selanik, gati për ta shitur

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë kapen me hashash në Selanik, gati për ta shitur

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:50
Ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar në Selanik duke transportuar lëndë narkotike, të cilën më pas do ta shisnin.

Dy të arrestuarit e moshës 22 vjeç dhe 26 vjeç u kapën me 6 kg kanabis, e ndarë në 14 pako.

Nga hetimet e mëtejshme, policia greke zbuloi se 26-vjeçari qëndronte në Greqi pa dokumente të rregullta.

Droga do të shitej në tregun vendas, duke u shpërndarë me doza. Policia vazhdon hetimet për të identifikuar se ku ishte blerë hashashi dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat