Hidhet nga kati i 4 një person në Vlorë

Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i 4 një person në Vlorë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:34
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Vlorë, ku një person është hedhur nga banesa dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia", ku është hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 4-t i një pallati, S.Sh., 64 vjeç.

Në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë.

Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të Depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat