Aksident zinxhiror tek Qeveria e Maqedonisë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror tek Qeveria e Maqedonisë, një i lënduar

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:06
Foto nga aksidenti

Në Shkup para pak minutave ka ndodhur një aksident zinxhiror ku ka mbetur i lënduar një person i cili ka dashur të kalojë rrugën në vend që nuk është i shënuar me vizëbardha.

I njejti person ka ngatërruar veturat që kanë kaluar në atë moment, dhe të njejta janë aksidentuar pasi edhe vendi ka qenë i rrëshqitshëm.

Në vendin e ngjarjes për momentin janë policia dhe ndihma e shpejtë. Nuk ka informacione për të lënduar tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat