Arrestohen plaçkitësit e një shtëpie

Kronikë e zezë

Arrestohen plaçkitësit e një shtëpie

Nga: Bota Sot Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Ferizaj pasi që të njëjtit bashkë me një të dyshuar tjetër, i mitur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një femre duke dëmtuar një dritare dhe nga aty kanë vjedhur një televizor dhe disa gjëra tjera.

Siç njofton PK-ja, sendet e vjedhura i janë kthyer viktimës, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat