Aksident në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, vdes një 30 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, vdes një 30 vjeçar

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Një person ka vdekur ndërsa tre tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë Skenderaj.

Aksidenti ka ndodhur në orën 15 e 10 në fshatin Broboniq në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ndërsa mësohet se viktima është një 30 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat