Grabitja e bankës, asnjë gjurmë të dy grabitësve

Kronikë e zezë

Grabitja e bankës, asnjë gjurmë të dy grabitësve

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 12:35
Pamje nga grabitja e bankës në Tiranë

Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga grabitja e bankës tek “21 Dhjetori” në Tiranë, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve të cilët janë larguar dhe nuk dihet ende identiteti i tyre.

Prova më e fortë që kishte policia, arma që i ra njërit prej autorëve, nuk u ka dhënë ndonjë gjurmë hetuesve.

Por nga kontrolli i ushtruar tek arma e zjarrit, hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, kjo për shkak se ata mbanin dorashka në duar.

Edhe në kontrollin e kryer në ambientet e brendshme të bankës por edhe nga kamerat e sigurisë, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve. Kjo për shkak se ata kishin vendosur një shall në fytyrë, ndërkohë që në kokë mbanin kapele.

Sakaq, policia ka lënë të lirë edhe të vetmin të dyshuar si bashkëpunëtor, të riun E. Kodra, i cili u vetëdorëzua në komisariat dhe mohoi të ketë lidhje me grabitjen.

Por pavarësisht kësaj, policia dyshon se ai ka pasur dijeni për ngjarjen, por në pamundësi të provave që mund ta implikojnë, e kanë lënë të lirë.

Në bankën që ndodhej pranë kryqëzimit të 21-dhjetorit, autorët dyshohet se kanë grabitur rreth 200 mijë lekë dhe fillimisht kanë goditur rojet e sigurisë, ndërsa më pas kanë kërcënuar punonjësit. Qëllimi i tyre ishte që të grabisnin kasafortën e bankës, por ajo nuk është hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat