Aksident në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 14:08
Ilustrim

Rreth orës 13:00 në afërsi të tregut agro-ushqimor në autostradën Tiranë-Durrës, një person humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia bën me dije se një automjet tip Toyota me drejtues shtetasin me iniciale G.Xh, ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar ende.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 13:00, në autostradën Durrës Tiranë, në afërsi të tregut Agro -Ushqimor, drejtuesi i automjetit toyota, shtetasi G. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat