‘Vetëm të vdekur mund të më ktheni në burg’, Marjan Levanti kërcënoi me vetëvrasje gjatë arrestimit

Kronikë e zezë

‘Vetëm të vdekur mund të më ktheni në burg’, Marjan Levanti kërcënoi me vetëvrasje gjatë arrestimit

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Marjan Levanti

Arrestimi i Marjan Levantit, autori i plagosjes të trefishtë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nuk ka qenë i lehtë nga ana e policisë.

Ai shkoi në banesën e ish bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci dhe pas një konfilti, plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin.

Mësohet se gjatë arrestimit, ai ka kërcënuar me hedhje nga pallati duke thirrur: Vetëm të vdekur mund të më ktheni në burg.

Pas arrestimit, Levanti ka thënë në polici se, ish vjehrri dhe vjehrra nuk e lejonin që të shihte dy fëmijët, që kishte me ish gruan.

Kjo, sipas tij, për shkak të një dënimi të mëparshëm që ka vuajtur: "Më thoshin kriminel dhe burgaxhi për shkak të dënimit të mëparshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat