Parandalohet një vrasje me armë zjarri

Kronikë e zezë

Parandalohet një vrasje me armë zjarri

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 09:31
Ilustrim

Policia e qytetit të Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Alban Avdullaj ka kanosur me armë zjarri dy persona në fshatin Cakran

Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë Alban Avdullaj pasi është konfliktuar për motive të dobëta me 50- vjeçarin B.K dhe 38-vjeçarin P.K të dy banues në fshatin Cakran.

Policia është njoftuar për konfliktin dhe ka shkaur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur dhe arrestimin e 26-vjeçarit Avdulaj, i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë armën e zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua arma e zjarrit, tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat