Aksident në Gjakovë, humb jetën një 39 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, humb jetën një 39 vjeçar

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht rreth orës 3 e 10 minuta ka marr informacion se në rrugën Gjakovë – Ponoshec ka ndodhur aksident komunikacioni.

Sipas Policisë të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dal në vend të ngjarjes, ku është konstatuar se një automjet udhëtarësh i markës Golf kishte dal  nga rruga duke goditur një shtyllë elektrike druri dhe me pastaj edhe disa drunj tjerë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit humb jetën dhe dy pasagjer lëndohen.

Mjeku kujdestar konstaton vdekjen e F. P.(1977) ndërsa të lënduar janë: U. D. (1993) dhe N. Gj.(1959).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat