Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përmbyset makina

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përmbyset makina

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 22:06
Ilustrim

Dy automjete janë përplasur në autostradën Durrës-Tiranës, ku njëra prej tyre është përmbysur.

Siç duket në pamjet e publikuara nga ‘Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore’, aksidenti ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Ndërkohë, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat