Makina del nga rruga, 6 persona të plagosur

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, 6 persona të plagosur

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak çaste më parë në Bulqizë.

Një mjet ka dalë nga rruga, e ku për pasojë ka sjellë plagosjen e gjashtë personave.

Portali “Albeu” mëson se të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës, e ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se tre prej tyre janë në gjëndje të rëndë për jetën.

Aksidenti është shënuar në një rrugë rurale në Zerqan. Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë akulli në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat