Aksident në Malësi të Madhe, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident në Malësi të Madhe, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Një 50-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme, ndërsa u përplas nga një automjet.

Sipas policisë aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 21:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Vrakë. Automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar për vdekje, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç, akoma i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat