Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘falsifikim të parasë ’ në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘falsifikim të parasë ’ në Gjilan

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:56
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë’.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike  dhe Antikorrupsoin-Gjilan, ka pranuar informatën nga një bankë komerciale në Gjilan, se: në tri raste, në kohë të ndryshme, janë depozituar kartëmonedha 50€.

Siç bën të ditur policia, pas ekzaminimit të kartëmonedhave, të gjitha kanë rezultuar të jenë të falsifikuara.

Gjatë hetimeve intensive policore, janë siguruar dëshmi se: një person i dyshuar ka vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara përmes ATM (bankomatit), pastaj ka shkuar në ATM-në tjetër të së njëjtës bankë dhe ka tërhequr shumen e njëjtë të parave duke bërë ,,ndërrimin” e parave të falsifikuara me ato origjinale.

Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe i njëjti  është arrestuar. Policia përmes hetimeve ka zbuluar se personi në fjalë nuk ka vepruar i vetëm. Pos tij, ka arritur të identifikojë edhe një person tjetër te dyshuar të cilin po ashtu e ka arrestuar.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, policia kontrollon dy lokacione. Në lokacionin e parë (në vend-banimin e personit që ka deponuar para të falsifikuara) nuk gjen asgjë, kurse në lokacionin e dytë, që i takon personit të dytë të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar përkohësisht, shumën  e parave në vlerë prej 14.900 € (katërmbëdhjetëmijë e nëntëqind euro), që dyshohet se janë fituar me konsumim të Veprës Penale, Neni 302 i KP-se ,,Falsifikim i parasë“.

Personat e arrestuar si të dyshuar janë: J.Q 1994  dhe B.D 1986.                       

Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Gjilan, të dyshuarit janë  ndalur në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat