Arrestohet 'tmerri' i dyqaneve të Peqinit

Kronikë e zezë

Arrestohet 'tmerri' i dyqaneve të Peqinit

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 09:10
Ilustrim

Policia siguron prova ligjore për një sërë vjedhjesh në Peqin dhe ka arrestuar autorin e tyre, 'tmerrin' e dyqaneve: Edor  Hasanllari, 27 vjeç banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan.

Arrestimi  i tij u bë pasi në  fshatin Vashaj me makinën e tij "Benz" me targa AA187 ID ka vjedhur duke e thyer dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi  të shtetasit S.S 47 vjeç. Edhe në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e  shtetasit F.B 53 vjeç. Gjithashtu, ai është autor  i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin.

Policia po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar  në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat