Abuzoi me motrën, gjykata e dënon me tre vite burg

Kronikë e zezë

Abuzoi me motrën, gjykata e dënon me tre vite burg

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Ilustrim

Abuzimet seksuale me të mitur edhe brenda familjes, tashmë janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe me raste që kanë qënë objekt i hetimit dhe gjykimit.

I tillë është rasti i 36-vjeçarit Ilir Sherifi, nga Tirana, i cili u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës dhe u dënua me 3 vite burgim, pasi ngacmonte seksualisht motrën e tij nga ana e nënës, e cila ishte minorene 15 vjeçe. 

Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi se Sherifi kishte konsumuar disa herë veprën penale, derisa e mitura ishte detyruar të largohej nga banesa pas debateve që kishte patur edhe me persona të tjerë të familjes. 

Raste të tilla sipas psikologes, ndodhin edhe për faktin që familja shqiptare vazhdon ende ta ruajë si të shenjtë marrëdhënien e brendshme, larg syve të të tjerëve, ndonëse ajo është mjaft problematike.

“Familja shqiptare vazhdon të ruajë si një gjë të shenjtë marrëdhëniene brendshme edhe kur ajo është problematike dhe kosntatohet nga prindërit dhe sidomos nga nënat, ku nuk kanë munguar rastet që edhe pse nënë ishte në dijeni të dhunës fizike dhe psikologjike sërish nuk e denonconte pasi nuk mund të pranohej që problemet e familjes të merern vesh nga të tjerë”, thotë psikologia Ariana Muçaj.

Psikologia apelon, që edhe kur minorenet denoncojnë rastet, vetëm kjo nuk mjafton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat